Përfundimi i luftës, kështu Mbrojtja synonte ta minonte periudhën e aktakuzës që u refuzua sot (VIDEO) NULL NULL 16.07.2025 11:06 16.07.2025 11:06 Gjykata Speciale në Hagë në seancën e sotme rrëzoi mocionin në rastin e Thaçit dhe të tjerëve. Ishte Mbrojtja ajo që kishte kërkuar që të rrëzohen të gjitha akuzat për krimet apo incidentet e kryera para majit të vitit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999. Kjo është periudha brenda së cilës ekipet Mbrojtëse janë të bindura se ka zgjatur konflikti i armatosur në Kosovë, ndryshe nga çfarë kishte përfshirë Zyra e Prokurorit të Specializuar në aktakuzë, pra krime gjatë periudhës mars 98 dhe shtator 99, njofton Klankosova.tv. Por çështja e kohës së përfundimit të luftës në Kosovë ishte ngritur edhe në mars të vitit 2023 po në këtë gjykatë. Kryetari i atëhershëm i trupit gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”, Charles Smith, në vendimin e tij e kishe pranuar vetëm pjesërisht kërkesën e disahershme të mbrojtjes së ish presidentit, për ta paracaktuar 20 qershorin 1999, si datën e fundit të luftës. Më poshtë e gjeni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova më 5 mars të vitit 2023.