Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfshihet nga zjarri një stallë në Shkodër, digjen 22 bagëti

NULL NULL
28.10.2024 11:10
Foto nga TCh.
Foto nga TCh.

Është përfshirë nga zjarri një stallë në fshatin Vukatanë në Shkodër.

Policia ka njoftuar se si pasojë e këtij zjarri janë djegur 22 bagëti, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv.

“Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmë, rreth orës 21:10, në fshatin Vukatanë, në stallën e bagëtive të shtetasit A. Gj., ka rënë zjarr, dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike”.

“Si pasojë janë djegur 22 bagëti (derra), bazë ushqimore për bagëtitë dhe pjesërisht një automjet që ishte parkuar afër stallës”.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

lajme të ngjashme