Përfshihet nga zjarri një kamionetë në fshatin Balincë të Malishevës NULL NULL 05.06.2025 22:17 05.06.2025 22:17 Foto ilustruese Një kamionetë është përfshirë nga zjarri në fshatin Balincë të Komunës së Malishevës. Përveç dëmeve materiale, pasoja në njerëz nuk ka pasur. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për Klankosova.tv, i cili bëri të ditur se incidenti ka ndodhur rreth orës 21:05. “Rreth orës 21:05 Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar se një automjet (kamionetë) ishte përfshirë nga zjarri në fshatin Balincë-Malishevë. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendngjarje si dhe njësia e zjarrfikësve. Zjarri është lokalizuar dhe përveç dëmeve materiale pasoja në njerëz nuk ka pasur”, tha Elezaj, njofton Klankosova.tv.