Përfshihet nga zjarri një hotel në Brezovicë, s’ka të lënduar NULL NULL 15.02.2025 11:08 15.02.2025 11:08 Një hotel në Brezovicë gjatë ditës së shtunë është përfshirë nga flakët. Këtë për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai shtoi se nuk ka të lënduar nga ky zjarr, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. “Sot rreth orës 10:15 kemi pranuar një informatë për një zjarr ku është përfshirë një restorant/hotel në Brezovicë. Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa policia po bënë sigurimin e zonës përreth. Aktualisht, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme”, tha Veseli. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.