Përfshihet nga zjarri një dhomë e një shtëpie në Leposaviq, lëndohet një person NULL NULL 18.12.2024 10:57 18.12.2024 10:57 Foto ilustruese Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një dhomë të një shtëpie në rrugën “24 Nëntori” në Leposaviq, mbrëmjen e së martës. Policia ka bërë të ditur se zjarri është shkaktuar nga një nxehëse elektrike, dhe se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, transmeton Klankosova.tv. “Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet tutje në raportin e Policisë.