Përfaqësuesja e Kosovës ndaj Britanisë së Madhe dhe Luksemburgut do të luajë në Mitrovicë NULL NULL 03.06.2019 10:43 03.06.2019 10:43 Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 30 Maj 2019 në Prishtinë ka marrë vendim që Përfaqësuesja A e Kosovës, ndeshjet e fazës së tretë të para-kualifikimeve për Eurobasket 2021 t’i zhvillojë në Mitrovicë. Bordi i FBK-së e ka anuluar vendimin e datës 25 Prill 2019 që ndeshjet të luhen në Rahovec dhe kështu ka vendosur që më 7 dhe 14 Gusht Kosova ndaj Britanisë së Madhe dhe Luksemburgut të luajë në “Minatori”. Raundi i tretë i para-kualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht, transmeton Klan Kosova. Fituesi i grupit do ta sigurojë një vend për në kualifikime për Eurobasket 2021. “Në ditët në vazhdim Federata e Basketbollit të Kosovës, KB Trepça dhe Komuna e Mitrovicës do t’i diskutojnë të gjitha detajet e organizimit të ndeshjeve me kriter të FIBA-s, të cilat kërkojnë punë dhe angazhim të të gjitha palëve të përfshira në këtë proces”. “KB Trepça dhe Komuna e Mitrovicës tashmë janë dëshmuar si nikoqirë dhe organizator të shkëlqyeshëm, pasi që fazën kualifikuese për Eurobasket 2017, Përfaqësuesja e Kosovës e pati zhvilluar pikërisht në palestrën “Minatori” kundër Sllovenisë, Ukrainës dhe Bullgarisë”. Orarin e Përfaqësueses së Kosovës mund ta gjeni më poshtë: Grupi G: 3 Gusht 2019 Luksemburgu – Kosova 7 Gusht 2019 Kosova – Britania e Madhe 14 Gusht 2019 Kosova – Luksemburgu 17 Gusht 2019 Britania e Madhe – Kosova klankosova.tv