Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj: Goditja ndaj qumështores VITA është goditje ndaj prodhimit vendor

NULL NULL
02.07.2026 19:28

Ish-kryetari i Aleancës Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve që lidhen me qumështoren VITA, duke e cilësuar çdo veprim që çon në mbylljen e saj si një goditje të rëndë për prodhimin vendor, fermerët dhe ekonominë e Kosovës.

Përmes një reagimi publik, Haradinaj tha se mbyllja e njërit prej prodhuesve më të mëdhenj vendorë, sipas tij me direktiva të Qeverisë në detyrë, nuk prek vetëm një kompani, por edhe mijëra fermerë që çdo ditë dorëzojnë qumështin e tyre, qindra punëtorë dhe familjet që varen nga kjo veprimtari.

“Goditja ndaj qumështores VITA është goditje ndaj prodhimit vendor, ndaj fermerit të Kosovës dhe ndaj çdo familjeje që jeton nga puna e ndershme”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka kritikuar qasjen e institucioneve, duke thënë se në vend që t’i mbështesin prodhuesit vendorë, po u krijojnë pengesa dhe pasiguri për investimet e tyre.

Sipas Haradinajt, Kosova nuk ndërtohet duke mbyllur fabrika, por duke mbrojtur prodhimin vendor, fermerët, punëtorët dhe sipërmarrësit që investojnë dhe krijojnë vende pune.

Në fund, ish-kryetari i Aleancës u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndalin çdo vendim që, sipas tij, rrezikon prodhimin vendor dhe mirëqenien e familjeve kosovare.

lajme të ngjashme