Delegatët e Deklaratës së 2 Korrikut apelojnë partitë për unitet (VIDEO) NULL NULL 02.07.2026 20:39 02.07.2026 20:39 Sot u mbushën 36 vjet prej kur u nënshkrua dhe u lexua deklarata kushtetuese nga 114 delegatë. Dy nga pjesëmarrëset rrëfyen për Klan Kosova përjetimet e asaj dite, teksa për pasuesit e tyre thanë se duhen të jenë më të unifikuar. Në shënim të kësaj date kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me u.d presidenten Albulena Haxhiun në ndërtesën e Parlamentit takuan disa delegatë. Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës deklaratën e 2 korrikut e quajtën pikë kthese të historisë moderne.