Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Protesta e fermerëve, ankohen për mbylljen e “Vitës”: Neve na marrin në qafë, shteti më së pari

NULL NULL
02.07.2026 19:50

Pas vendimit për mbylljen e qumështores “Vita”, si pasojë e vërlsuljes së pushtetit të Albin Kurtit ndaj kompanisë, fermerët kanë dalë në mbështetje të qumështores duke protestuar.

Disa nga fermerët deklaruan para mediave se nëse qumështorja qëndron e mbyllur, do të ketë pasoja të mëdha për ta, transmeton Klankosova.tv.

“Jam ardh në përkrahje të qumështores Vita, unë punoj me ta dhe jam shumë i kënaqur me ta. Neve na marrin në qafë, shteti më së pari”, tha një fermer.

Nërsa drejtori gjeneral i “Vitës”, Artan Spahija, u shpreh falënderues për të gjithë fermerët.

“Janë prej ditës të parë me neve. Iu përulemi si qumështore Vita, pa juve nuk do ishim ku jemi. Por ne nuk do të ju lëmë në lloç. Edhe një herë ju falënderoj prej zemrës, që në çdo kohë keni qenë pranë neve. Ne do të luftojmë bashkë deri në fund. Kemi pi qumështin e këtyre burrave qytetarë të nderuar pini qumështin e këtyre burrave, jo të Serbisë. Mos bini pre e një personi shantazh. Një person që nuk ka dashtë me bë mediatike. Ejani, kontrolloni kur të doni”, tha ai.

lajme të ngjashme