Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Perez gati për revolucion, ndryshime të mëdha te Real Madrid në verë

NULL NULL
19.04.2026 13:59

Presidenti i Real Madrid, Florentino Pérez, po përgatit një verë të nxehtë në merkato, me lëvizje që pritet të ndryshojnë rrënjësisht skuadrën madrilene.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, drejtuesit e klubit synojnë një “rifreskim total” për të rikthyer dominimin në Europë.

Në qendër të vëmendjes është edhe pankina. Emri i José Mourinho ka dalë si kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e ekipit.

Portugezi konsiderohet si një trajner me përvojë dhe autoritet, i aftë për të menaxhuar një dhomë zhveshjeje me yje.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se projekti i ri do të ndërtohet rreth figurave kryesore si Vinícius Júnior dhe Kylian Mbappé, të cilët pritet të jenë boshti i skuadrës në sezonet e ardhshme. Megjithatë, një pjesë e futbollistëve aktualë mund të largohen, ndërsa priten edhe afrime të bujshme për të rritur konkurrencën në çdo repart.

Merkatoja e verës premton të jetë vendimtare për të ardhmen e klubit madrilen./Klankosova.tv

lajme të ngjashme