Përdorimet e lëkurës së mandarinës NULL NULL 14.12.2016 12:00 14.12.2016 12:00 Gjatë këtij muaji, lëkurat e mandarinave janë pikërisht ato që i duhen aromës së ambientit, në shtëpi. Nëse deri tani i keni hedhur poshtë, mos e bëni më! Përveç shijes së mirë dhe vitaminave, mund të shfrytëzohen edhe për gjëra të tjera! Qërojini mandarinat me kujdes në mënyrë që lëkura të mos prishet plotësisht dhe të shfrytëzohet si më poshtë… Lëkura e mandarinës është edhe më e rëndësishme se brendia e tyre për shkak të vajrave që përmban. Për ta shpërndarë aromën e tyre të këndshme nëpër të gjithë shtëpinë mund t’i thani lëkurat në furrë, për 30 minuta në 200 gradë. Një mënyrë tjetër për t’i ruajtur sa më gjatë në kohë është t’i ruani në ngrirjen e frigoriferit për disa muaj. Por mënyra më e mirë mbetet ajo e shfrytëzimit të tyre si qirinj aromatikë. Në brendësi të lëkurës së mandarinës vendosni një fitil të shkurtër, pak vaj ulliri dhe ndizeni duke e vendosur në një sipërfaqe (pjatë) që nuk digjet. Aroma e shtëpisë do të jetë shumë mikpritëse!