Përdor vibratorin për ta grabitur bankën NULL NULL 16.06.2015 22:53 16.06.2015 22:53 Një njeri nga Pensilvania u akuzua se ka përdorur një bombë për ta grabitur një bankë. Por, doli të jetë se është vetëm një vibrator që ishte i kamuflluar të dukej si bombë. 35 vjeçari, Aaron Stein grabiti një bankë duke ju thënë punëtorëve se ai bart një mjet eksploziv me vete. “Ai tha se ka një bombë, dhe kërkoi para kesh” thanë autoritetet policore. Stein u arrestua dhe vetëm pasi u gjetën paratë që ai i kishte marrë u vërejt se bomba që ai kishte pohuar që e kishte, ishte thjesht një kombinim mes një kutie, vibratori, celulari dhe ngjitësi të zi, transmeton Klan Kosova. Ai aktualisht është duke u akuzuar për tentativë për grabitje.