Perdja me thumba që aktivizohet kur rrini gjatë në dush (FOTO) NULL NULL 01.07.2019 16:30 01.07.2019 16:30 Elizabeth Buecher e ka shpikur një perde “të mençur” e cila i aktivizon disa thumba kur rrini më gjatë se katër minuta në dush. Kjo perde vjen në kuadër të serisë “Dushi im është një Luftëtar i Gjelbër”, dhe ideja e saj është që të reduktohet përdorimi i tepërt dhe i panevojshëm i ujit. Sidoqoftë, këta thumba nuk do t’ju lëndojnë apo gjakosin, por vetëm ju paralajmërojnë që duhet ta ndalni ujin dhe të dilni nga dushi. Perdja aktivizohet me ndihmën e një detektori në rubinet, dhe sipas një artikulli në Healthy Food House nuk e dimë nëse arrinë ta rivendosë veten pasi që e përfundojmë larjen. Mirëpo, kjo perde nuk është në shitje, dhe nuk pritet të jetë në të ardhmen e afërt.