Për tri vjet, askush nuk u mor me shtatoren e Adem Demaçit (VIDEO) NULL NULL nga Haris Ademi 26.07.2022 22:31 nga Haris Ademi 26.07.2022 22:31 Qe tri vjet kanë mbetur vetëm katër armatura që duken në vendin ku do të duhej të ndërtohej shtatorja e ish-veprimtarit Adem Demaçi. Në përvjetorin e parë të vdekjes së tij, asokohe qeveria Haradinaj, që ndau 124 mijë euro, vuri gurthemelin e veprës, rreth së cilës do të kishte edhe shumë ndërhyrje tjera. Pavarësisht se nuk u bë asnjë punim, ish-bashkëveprimtarët e Demaçit vendosën lule në këtë vend, të hënën, kur u mbushën katër vjet prej vdekjes së tij. Ish-të burgosurit politikë kanë kritika për katër qeveritë që janë ndërruar gjatë këtyre katër vjetëve, që nuk e kanë përfunduar tashmë shtatoren dhe sheshin. Qeveria aktuale Kurti, gjatë ditës, nuk ktheu përgjigje nëse do ta jetësojë këtë projekt. Kurse i biri i ish-aktivistit politik, Shqiptar Demaçi, tha se si familje nuk e kanë domosdo këtë shtatore, por se shoqërisë i nevojitet një e tillë. “Baca Adem si person e shpirt luftëtari universal, nuk ia ka pasë nevojën për lavde e monumente. Si edhe të gjithë heronjtë tanë. Por, NE si shoqëri kemi nevojë të identifikohemi shumë më qartë. Pyetja është, a po dimë ta respektojmë veten duke i respektuar ata që dhanë gjithë çka patën?”, ka thënë Demaçi për Klan Kosova. Jeta e vepra e Demaçit u përkujtua me përurim libri e me homazhe te varri tij në Velani. Adem Demaçi ndërroi jetë më 26 korrik 2018, në moshën 79-vjeçare.