Për të shtënat e ndodhura më 20 qershor në Skenderaj, policia njoftohet më 3 korrik NULL NULL 04.07.2025 10:08 04.07.2025 10:08 Foto ilustruese Policia e Kosovës ka njoftuar se ka marrë informacione për disa të shtëna me armë zjarri në Skenderaj, rast ky i ndodhur më 20 qershor të këtij viti. Sipas njoftimit nga raporti 24-orësh, thuhet se informacioni për këto të shtëna u ka ardhur të enjten më 3 korrik. “Skenderaj 20.06.2025-13:40. Më 03.07.2025 është pranuar një informacion se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në dy lokacione të ndryshme”, ka thënë PK-ja. Ndërkaq, është theksuar se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, përderisa rasti vazhdon nën hetime. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 3 orë më parë