Për të katërtën ditë me radhë SHBA raporton mbi 200 mijë raste të reja me COVID-19 NULL NULL 06.12.2020 08:32 06.12.2020 08:32 Healthcare workers collect a test sample from a motorist at a drive-through coronavirus (Covid-19) testing center at M.T.O. Shahmaghsoudi School of Islamic Sufism on September 29, 2020 in Los Angeles, California. (Photo by Robyn Beck / AFP) (Photo by ROBYN BECK/AFP via Getty Images) Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 213 mijë e 875 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Universiteti Johns Hopkins gjatë 24 orëve të fundit SHBA ka raportuar 2 mijë e 254 viktima nga COVID-19, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Amerikë ka arritur në 14 milionë e 581 mijë e 337, teksa nga ky virus që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 281 mijë e 186 persona. Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara. Kujtojmë se është dita e katërt me radhë që SHBA ka raportuar më shumë se 200 mijë raste të reja me COVID-19. Më shumë se 1 milion raste të reja u raportuan në pesë ditët e para të dhjetorit teksa edhe numri i të hospitalizuarve ka arritur në shifër rekord.