Për shkak të situatës në veri anulohet festivali “Sanremo Giovani” që pritej të mbahej në Prishtinë NULL NULL 24.09.2023 17:46 24.09.2023 17:46 sanremo Është anuluar festivali “Sanremo Giovani” që pritej të mbahej në Prishtinë. Ky anulim është bërë për shkak të situatës së krijuar në veri dhe është konfirmuar nga Ambasada e Italisë në Kosovë, përcjell Klankosova.tv. Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. “Për shkak të sulmit terrorist i cili ndodhi sot në orët e para të mëngjesit, ku për pasojë u vra në krye të detyrës polici Afrim Bunjaku dhe u plagos polici Alban Rashiti, anulohet koncerti i organizuar nga Ambasada Italiane me këngëtarët e rinj të festivalit Sanremo, i cili parashihej të mbahej sonte në bulevardin “Xhorxh Bush”, ka shkruar ai. Kujtojmë se Martina Beltrami, Maninni, FIAT131 dhe Noor jishin artistët italianë që do të performonin në këtë festival. Ndërkaq, nga artistët shqiptarë pritej performancë nga MC Kresha, Lyrical Son dhe Marsela Çibukaj.