Për nder të 250 vjetorit, disa pasaporta amerikane me fytyrën e Donald Trumpit NULL NULL 27.06.2026 23:07 27.06.2026 23:07 Donald Trump Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka prezantuar një numër të limituar të pasaportave amerikane, të cilat për herë të parë përmban fotografinë e një presidenti në detyrë. Dokumenti është lansuar në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trump publikoi në rrjetin e tij social pamjet e dizajnit të ri, ku në një nga faqet e pasaportës shfaqet fotografia e tij pranë tavolinës historike Resolute Desk, me Deklaratën e Pavarësisë në sfond dhe nënshkrimin e tij poshtë, transmeton Klankosova.tv. Pasaportat e reja do të jenë në dispozicion nga 6 korriku, por vetëm në sasi të kufizuara, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit. Sipas autoriteteve amerikane, dokumenti mund të merret vetëm nga shtetasit amerikanë dhe aplikimi nuk mund të bëhet online apo me postë. PATRIOT PASSPORT. pic.twitter.com/RYvLKloC7d — The White House (@WhiteHouse) June 26, 2026 Të interesuarit duhet të caktojnë takim fizik në Agjencinë e Pasaportave në Uashington, ndërsa në dispozicion do të jenë edhe disa ngjarje të veçanta për aplikime. Ky është rasti i parë në histori që një president në detyrë përfshihet në dizajnin e një pasaporte amerikane. Versioni i ri vjen pas një sërë iniciativash të administratës Trump për të shënuar 250-vjetorin e SHBA-së, përfshirë edhe plane për monedha përkujtimore dhe dokumente të tjera zyrtare me emrin ose imazhin e presidentit. Pasaportat standarde amerikane aktualisht përmbajnë ilustrime nga historia e vendit, si zbarkimi në Hënë dhe monumente simbolike si Statuja e Lirisë. Nuk është bërë e ditur nëse qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin mes versionit standard dhe atij përkujtimor.