Për herë të parë në histori, Giro d’Italia vjen në Shqipëri, Rama: 180 çiklistë profesionistë do të garojnë në rrugët tona NULL NULL 28.04.2025 10:55 28.04.2025 10:55 Një nga ngjarjet më të mëdha të çiklizmit botëror do të zhvillohet në Shqipëri. Giro d’Italia do të zhvillohet në datat 9, 10 dhe 11 Maj në Durrës, Tiranë dhe Vlorë. Kryeministri Edi Rama thekson përmes një postimi në Facebook se 180 çiklistë profesionistë, kampionë nga e gjithë bota, do të garojnë në rrugët shqiptare, raporton Topchannel, transmeton Klankosova.tv. “Për herë të parë në histori… GIRO D’ITALIA vjen në SHQIPËRI Një nga ngjarjet më të mëdha të çiklizmit botëror do të zhvillohet në datat 9, 10 dhe 11 Maj në Durrës, Tiranë dhe Vlorë. 180 çiklistë profesionistë, kampionë nga e gjithë bota, do të garojnë në rrugët tona, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e sportit dhe emocioneve globale”, ka shkruar Rama.