Për grimin e Jennifer Lopez në Super Bowl u deshën 10 orë NULL NULL 05.02.2020 08:54 05.02.2020 08:54 Kush duket kaq mirë, nuk duket rastësisht. Që konturi dhe shkëlqimi i Jennifer Lopez të dukej në ekrane, në skenë, në foto e video, ajo dhe grimieri i saj, Scott Barnes, morën kohën që u nevojitej. “Nisëm në dhjetë të mëngjesit,” tha Barnes për Elle. Ai punoi mbi fytyrën e J.Lo për plot dhjetë orë, deri në tetë të mbrëmjes kur këngëtarja 50-vjeçare u ngjit në skenë. “U frymëzova nga supermodelet e Versace, nga vitet ’90. Më kujtonte fotot e Peter Lindbergh prej fundit, lëkurës dhe kapeleve. Më kujtonte Linda Evangelista-n, Christy Turlington dhe gjithë vajzat e tjera. Doja t’i përfshija dhe prej tyre u frymëzova për grimin.” Rezultati është një sy i hirtë, buzë nude dhe lëkurë e nxirë dhe e shkëlqyeshme. Këto janë të gjithë produktet që Scott Barnes përdori për të realizuar look-un: Marc Jacobs Beauty Highliner Gel Eye Crayon Eyeliner in Blacquer ($26) Scott Barnes Snatural No. 1 Eyeshadow Palette ($84) Scott Barnes Pro Brush #62 Eye Blender ($24) Scott Barnes Pumped Up Mascara ($28) Scott Barnes Bianca Falsetto Lashes ($18) Marc Jacobs Beauty O!Mega Bronzer Coconut Perfect Tan in Tantalize ($49) Scott Barnes Pro Brush #66 Powder Sheer ($42) Marc Jacobs Beauty O!Mega Bronzer Perfect Tan in Tantric ($49) Scott Barnes Sculpting and Contour No. 1 Palette ($58) Scott Barnes Body Bling ($42) Ndërsa për flokët voluminozë u kujdes Chris Appleton.