Për flokë të shëndosha NULL NULL 08.08.2015 21:00 08.08.2015 21:00 Këtu do të rendisim disa ushqime që ndihmojnë për të pasur flokë të fortë e të shëndetshëm: Salmoni: Ky mund të përshkruhet si “ushqimi i bukurisë”, sepse është i pasur me omega3, acide yndyrore, proteina, vitaminë B12 dhe hekur. Omega3 është e nevojshme për shëndetin e lëkurës së kokës, dhe për rritjen e shëndetshme të flokëve. Mungesa e këtyre yndyrnave në trup lidhen me lëkurë të thatë, dhe me humbjen intensive të flokëve. Spinaqi: Spinaqi është i pasur me vitamina A dhe C, të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e epitelit të flokëve. Mungesa e tyre i bën flokët të brishtë dhe të dobët. Vitamina C në veçanti është e domosdoshme për sintezën e kolagjenit dhe ndihmon plakjen e parakohshme të flokëve, për shkak të veprimit antioksidues. Sasi të mëdha të këtyre 2 vitaminave gjenden gjithashtu tek brokoli dhe lakra e Brukselit. Fasulja e kuqe/zezë: Fasulet e kuqe dhe të zeza kanë një sasi të konsiderueshme të amino acideve në trup që janë thelbësore për flokë të shëndetshëm, si: hekur, zink dhe biotin. Hekuri është element jetik për shëndetin e flokëve, ndërsa zinku ndihmon në riciklimin e duhur të qimeve. Mishi i shpendëve: Përmbajtja e lartë e proteinave bën që ushqimet e tilla, si: pula dhe gjeli i detit, të jenë mjaft të dobishme për shëndetin e përgjithshëm të flokëve. Nëse nuk hani mjaftueshëm proteina do të keni humbje intensive të flokëve. Veza: Veza është një ndër ushqimet më të mira për flokët. Ajo është e pasur me vlera ushqyese të tilla si proteina, biotin dhe vitaminë B12. Mishi i lopës: Mishi i lopës përmban sasi të konsiderueshme të zinkut, hekurit, bakrit dhe proteina natyrore të kualitetit të lartë, mjaft të nevojshme për njerëzit që kanë probleme me flokët. Karrota: Janë burim i shkëlqyer i vitaminës A, e cila është shumë e rëndësishme për ciklin normal të jetës së qelizave të vendosura në lëkurë të kokës. Funksioni i tyre kryesor është për të ruajtur shëndetin e epitelit. Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë thatësi të flokëve dhe i bën më të ndjeshëm ndaj këputjes./shendeti.com.al