Për çka votohet sot? NULL NULL 09.11.2025 06:24 09.11.2025 06:24 Sot 18 komuna të Republikës së Kosovës përballen me balotazh, pasi asnjëri nga kandidatët për kryetar nuk mori mbi 50 për qind të votave në rundin e parë. Komunat të cilat shkojnë në balotazh janë: Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina, Prizreni, Suhareka, Vushtrria, Vitia, Juniku, Mamusha e Kllokoti. Në këtë rund të dytë të zgjedhjeve lokale, siç ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të drejtë vote kanë 1 milion e 316 mijë e 700 qytetarë. Më poshtë mund të ndiqni lidhjen direkte të gazetarit të Klan Kosovës, Liridon Zeqiri: