Për 7 Mars, kujtohen edhe shpullat e mësimdhënësve (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 07.03.2023 20:33 nga Qendresa Sinani 07.03.2023 20:33 Mësimdhënësit Për mësimdhënie të mirë e këshilla shpeshherë janë shembull. Por, mësuesit kosovarë mbase nuk mund të lavdërohen edhe për dajakun që dikur ua jepnin nxënësve, me a pa arsye, raporton Klan Kosova. Kjo vepër që vite më parë ishte më e shprehur, duket se do mbetet për shumë gjatë në memorien e atyre që e provuan. Qytetarët i kujtojnë mirë shuplakat e shqelmat që ua dhanë vite më parë arsimtarët e tyre. Megjithëkëtë, dhuna e atyre që supozohet se janë aty për të dhënë mësime të mira, një qytetar tha se dikujt edhe i bënte hajër, meqë disiplina në shkolla ishte më e lartë se tashti. Për dallim prej tij, dikush tjetër tha se rrahja e fëmijëve nuk është zgjidhje dhe se duhet gjendur forma tjera për edukim. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS