Pentagoni s’beson që Irani do luftë me SHBA-në, as Washingtoni nuk do luftë NULL NULL 29.01.2024 21:28 29.01.2024 21:28 Pentagon Pentagoni tha se nuk beson se Irani po kërkon një luftë me Shtetet e Bashkuara dhe se as Washingtoni nuk dëshiron një luftë. Duke i bërë jehonë Shtëpisë së Bardhë pak më herët, deklarata e Pentagonit erdhi një ditë pasi një grup i mbështetur nga Irani vrau tre ushtarë amerikanë dhe plagosi dhjetëra të tjerë në Jordani, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Një zëdhënëse e Pentagonit, Sabrina Singh, fajësoi Iranin për mundësimin e grupeve që sulmonin Shtetet e Bashkuara dhe tha se sulmi i fundit mbante “gjurmët” e Kataib Hezbollahut të mbështetur nga Irani. “Ne nuk kërkojmë luftë, por do të ndërmarrim veprime dhe do t’i përgjigjemi sulmeve ndaj forcave tona”, tha ajo.