Pema e Krishtlindjeve në New York ndriçohet me 50 mijë drita (FOTO) NULL NULL 01.12.2016 14:03 01.12.2016 14:03 Me mijëra persona janë tubuar mbrëmë para Qendrës Rockefeller në New York, ku u ndriçua pema 28 metërshe e Krishtlindjeve me 50.000 drita, transmeton Klan Kosova. Dritat i ndezi, kryetari i New Yorkut, Bill de Blasio dhe aktorët Alec Baldwin e Kate McKinnon. Në maje të bredhit është vendosur ylli i punuar nga kristale “Swarovski”. Ylli i peshon 250 kilogramë dhe është 2.8 metra i gjerë, transmeton Klan Kosova.