Pelikanët po i sjellin telashe liderit të NBA-së, e barazojnë serinë (VIDEO) NULL NULL 25.04.2022 17:10 25.04.2022 17:10 New Orleans Pelicans e ka barazuar në 2:2 rezultatin e serisë ndaj liderit të NBA-së, Phoenix Suns. Brandon Ingram edhe njëherë u tregua kyç duke realizuar më së shumti pikë në ndeshje, gjithsej 30. Lojë të hatashme te vendësit pati edhe Jonas Valanciunas që realizoi dyshifror të dyfishtë prej 26 pikësh e 15 kërcimesh. Ndërkaq, DeAndre Ayton ishte pikëshënuesi më i mirë te mysafirët me 23 pikë, teksa mungonte Devin Bookeri nga lëndimi, dhe Chris Paul pati një natë të tmerrshme ku shënoi vetëm katër pikë.