Peleshi për tragjedinë në Pejë: Pranë vëllezërve tanë NULL NULL 25.06.2023 22:48 25.06.2023 22:48 Niko Peleshi Mbrëmjen e së shtunës si pasojë e vërshimeve kanë vdekur dy persona, një grua dhe djali i saj pesëvjeçar. Lidhur me ngjarjen tragjike ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë Niko Peleshi. Ai u shpreh i gatshëm të ofrojë ndihmë për banorët e Pejës dhe Kosovës kurdo që kanë nevojë. “Komunikova me kryetarin e komunës së Pejës Gazmend Muxhaheri, të cilit edhe në emër të Kryeministrit i shpreha ngushëllime”, tha Peleshi. “Pranë vëllezërve tanë në këtë ditë të vështirë!”, theksoi ai. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.