Pejë: I mituri godet me veturë këmbësorin NULL NULL 21.01.2024 09:04 21.01.2024 09:04 Foto ilustruese, goditje e personit me veturë Është arrestuar në Pejë një i mitur, i cili dyshohet se duke vozitur veturën, nga pakujdesia ka goditur një këmbësor. Viktima ka pësuar dëme trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës, përcjell Klankosova.tv. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Rr. Eliot Engel, Pejë 20.01.2024-19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që i njëjti duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton raporti i policisë.