Pejë: Dy raste të dhunës në familje, njëri nga të dyshuarit në arrati NULL NULL 24.10.2025 08:53 24.10.2025 08:53 Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara të dhunës në familje që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Pejë. Në rastin e parë, rreth orës 01:00 pas mesnate, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është ofenduar dhe sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima sipas raportit 24-orësh, ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet ende në arrati, transmeton Klankosova.tv. Ndërkaq, rasti i dytë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 21:45, ku një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Edhe në këtë rast, viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.