Peja sonte luan pa Drilon Hajrizin NULL NULL 09.03.2016 12:35 09.03.2016 12:35 Basketbollisti mitrovicas nuk do të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjen e të mërkurës mbrëma ndaj Kozuvit. Peja do të luajë një ndër ndeshjet kryesore të Ligës Ballkanike pa njërin ndër lojtarët kryesor, Drilon Hajrizi. Mitrovicasi besohet të mos jetë ftuar nga trajneri Branimir Paviq, për shkak të fërkimeve të fundit mes tyre. Hajrizi e ka kritikuar shumë trajnerin për trajtimin që po u bën basketbollistëve kosovar, në raport me ata të huaj.