Peja sonte luan ndeshjen e parë kampionale pa Rami Hadarin NULL NULL 09.10.2024 12:10 09.10.2024 12:10 Ndeshja e mbetur e Procredit Superligës në basketboll, ndërmjet Pejës dhe Proton Cable Prizrenit, zhvillohet sonte në palestren “Karagaç”. Ky do të jetë dueli i parë për ish-kampionët e Kosovës që do ta zhvillojnë pa Rami Hadar në krye të bankinës, i cili dha dorëheqje ditë më parë, pas humbjes nga Golden Eagle Ylli, raporton Klankosova.tv. Që kur ka filluar edicioni 2024/25, Peja dhe Prizreni kanë fituar nga një ndeshje dhe i kanë humbur nga dy. Kjo përballje transmetohet në platformën Art Motion, me fillim në ora 19:00.