Peja më e mirë se Ylli në 10 minutat e para në Suharekë NULL NULL 22.03.2025 20:23 22.03.2025 20:23 KB Peja e ka mbyllur çerekun e parë në Suharekë në avantazh ndaj Golden Eagle Yllit. Mysafirët e nisën në mënyrë fantastike, duke shkuar në seri 0-12 për ta fituar 10 minutëshin fillestar me rezultat 16-19 , njofton Klankosova.tv. Kjo ndeshje e vlefshme për xhiron e 25-të kampionale, po transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 2 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion. Deri tani, në edicionin 2024/25 të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll, Peja renditet e katërta në tabelë, me 13 fitore e 11 humbje, kurse Ylli si i gjashti, e ka të kundërtën, pasi ka arritur të triumfojë 11 herë, kurse ka pësuar në 13 ballafaqime.