Peja e zyrtarizon Dardan Berishën NULL NULL 20.10.2024 16:32 20.10.2024 16:32 Klubi i Basketbollit Peja, e ka zyrtarizuar Dardan Berishën në radhët e veta. Kjo u bë e ditur përmes një shkrimi në Facebook nga skuadra pejane. “E Diela sportive, Dhija është zyrtarisht pjesë e KB Peja”, thuhet në njoftim. Berisha u rikthye në këtë ekip pasi që edhe më herët kishte luajtur aty. Ndërkaq para kësaj ai luajti edhe për Sigal Prishtinë. Për këtë transfer, Klankosova.tv kishte raportuar para disa ditësh.