Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Peja e dërrmon Trepçën në “Karagaç”, e barazon serinë

NULL NULL
07.05.2023 18:10

Peja ka shënuar fitore ndaj Trepçës në ndeshjen e dytë të serisë finale me rezultat 107-79.

Çereku i parë filloi me ritëm të lartë, me Pejën duke e fituar këtë çerek me rezultat 32-14. Edhe çereku i dytë u mbyll në favor të vendasve, me shifrat 25-18.

Në periudhën e tretë u kthjellën disi mysafirët por vetëm për ta mbyllur çerekun e tretë në barazim 24-24. Edhe në çerekun e fundit pejanët ishin më të mirë, duke e fituar me shifrat 26-23, për rezultatin final 107-79.

Ndeshja e ardhshme mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në sallën “Minatori”.

Kujtojmë, skuadra e parë që arrin tri fitore shpallet kampione. /Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme