Peci takohet me Sekretarin polak të Shtetit për Bujqësi, shqyrton mundësinë e hapjes së rrugës për importin e drithërave NULL NULL 07.05.2024 23:32 07.05.2024 23:32 Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka takuar Sekretarin e Shtetit të Polonisë për Bujqësi, Michal Kolodziejczakun. Peci tha se me Kolodziejczakun shqyrtuan perspektivat e bashkëpunimit në disa fusha kyçe të cilat sipas tij, janë në interes të të dyja vendeve. “Shqyrtuam si mundësi për të hapur rrugën për importin e drithërave, për të ndërtuar lidhje të forta në nivel akademik, për të ndarë njohuritë dhe përvojën në përmirësimin e cilësisë së farërave, dhe për të gjetur rrugë efikase për të rritur eksportin e produkteve të Kosovës në tregun polak dhe në zonat përreth tij”, shkroi Peci, transmeton Klankosova.tv. Më tej, ai tha se ky është një hap pozitiv për zhvillimin e bujqësisë së Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.