PDK tubim në Mitrovicë, të pranishëm edhe djemtë e Thaçit dhe Veselit NULL NULL 30.01.2025 18:48 30.01.2025 18:48 Partia Demokratike e Kosovës sot po e mban tubimin zgjedhor në Mitrovicë. Pos, kandidatit për kryeministër Bedri Hamza, kryetarit Memli Krasniqi, e kandidatëve të tjerë për deputet, aty të pranishëm janë edhe djemtë e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, dhe ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit, Endriti dhe Klestori. Në këtë tubim vërehet pjesëmarrje masive e qytetarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie.