PDK në Vrellë dhe Shushicë të Istogut, Krasniqi: “Ma Mirë” është shndërruar në një përgjegjësi qytetare NULL NULL 02.02.2025 22:50 02.02.2025 22:50 Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka treguar se PDK-ja ka mbajtur tubime në Vrellë dhe Shushicë të Istogut. Krasniqi tha se thirrja e tyre “Ma Mirë” është shndërruar në një përgjegjësi qytetare, përcjell Klankosova.tv. “Në Vrellë dhe Shushicë të Istogut, ashtu si në çdo fshat tjetër anembanë Kosovës, thirrja jonë për #MaMirë është shndërruar në një përgjegjësi qytetare. Me Bedri Hamzën Kryeministër, #MaMirë do të jetë për të gjithë. Fitore”, ka shkruar Krasniqi.