Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“PDK ka nevojë për një kapitull të ri”, thotë Krasniqi

NULL NULL
17.11.2025 17:02

Memli Krasniqi është shprehur se nuk po largohet nga pozita e kryetarit nga zhgënjimi, por se sipas tij, PDK-ja ka nevojë për një kapitull të ri.

Ai u shpreh se PDK ka nevojë që kryetari i saj të jetë edhe kandidati i tyre për kryeministër të ardhshëm.

“Unë sot para jush e dorëzoj atë ma dhatë katër vite e katër muaj më parë, postin e kryetarit të PDK-së. E dorëzoj sepse po, pas gati 1 mijë e 600 ditësh shërbimi  si udhëheqës i juaji besoj se PDK ka nevojë për një momentum të ri, për një kapitull të ri, teksa përgatitet për zgjedhjet nacionale të radhës”.

“Unë nuk po largohem prej lodhjes, nuk po largohem prej zhgënjimit, përkundrazi, po e bëj këtë hap sepse besoj thellë se PDK ka nevojë për energji të re dhe PDK ka nevojë që kryetari i saj të jetë edhe kandidati jonë për kryeministër të ardhshëm”, u shpreh ai./Klankosova.tv

lajme të ngjashme