Pavarësisht eliminimit, gjermani mbetet në krye të Anglisë NULL NULL 16.07.2026 09:33 16.07.2026 09:33 Pavarësisht eliminimit të Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës pas humbjes 2:1 ndaj Argjentinës, Thomas Tuchel do të vazhdojë të jetë në krye të kombëtares angleze. Sipas raportimeve të mediave britanike, Federata e Futbollit e Anglisë (FA) ka marrë vendim unanim që trajneri gjerman të mbetet në stolin e “Tre Luanëve”, duke i dhënë mbështetje të plotë për vazhdimin e projektit. Tucheli u kritikua gjerësisht për zëvendësimet e kryera dhe lojën defanzive që aplikoi pas kaloi në epërsi në fillim të pjesës së dytë. Pas përfundimit të takimit, Tuchel doli para mediave, analizoi hapur paraqitjen e skuadrës dhe mori përgjegjësinë e plotë për eliminimin nga Kupa e Botës. Trajneri 52-vjeçar rinovoi kontratën e tij në fillim të këtij viti, duke u lidhur me Anglinë deri në përfundim të Kampionatit Evropian 2028, ndërsa objektivi i radhës mbetet rikthimi i kombëtares angleze te trofetë madhorë. /Klankosova.tv