Patriot Behrami mbetet pa medalje në Minsk NULL NULL 26.06.2019 16:14 26.06.2019 16:14 Boksieri nga Kosova, Patriot Behrami, mbetet pa medalje në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”. Patrioti nuk ka arritur të kaloj pengesën e quajtur Lorenzo Sotomayor. Behrami dha maksimumin, por vendimi i gjyqtarëve ishte në të mire të kundërshtarit. 19 vjeçari tregoi se është shpresë e madhe për boksin kosovar. Ai arriti të hyjë në mesin e tetë boksierëve më të mire në kryeqytetin e Bjellorusisë. Në ndërkohë Lorenzo Sotomayor, ishte nënkampion në lojërat olimpike “Rio 2016” dhe kampion aktual i Lojërave Evropiane “Baku 2015”. Patriot Behrami🇽🇰 nuk kalon nënkampionin Olimpik, Lorenzo Sotomayor, por dëshmoi se është e ardhme e boksit🥊Arritja në 8 boksierët më të mirë nga 32 pjesëmarrës në Lojërat Evropiane Minsk 2019, është sukses i madh për boksierin tonë.#Minsk2019 #TeamKosova #Boxing pic.twitter.com/5vBleRFbuI — NOC KOSOVO (@NOCKOSOVO) June 26, 2019