Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pasioni për kafenë është i lindur, ndikohet nga gjene specifike

NULL NULL
24.11.2018 09:02

Studimet e fundit shkencore kanë treguar se pasioni për kafenë qenka i shkruar në AND-në tonë.

Edhe pse njeriu është i programuar që ta asociojë shijen e hidhur me rrezikun e mundshëm, disa gjene na bëjnë të ndjeshëm ndaj kësaj shijeje, dhe i modifikojnë preferencat tona për kafenë, çajin dhe alkoolin.

Këto rezultate i ka nxjerrë konkretisht një studim i drejtuar nga Instituti i Kërkimeve Shkencore në Berghofer të Australisë, i cili është publikuar në revistën Scientific Reports, duke përfshirë në studim më shumë se 400 mijë pjesëmarrës.

Studiuesit kanë zbuluar që njerëzit e marrë në eksperiment kanë një ndjeshmëri më të lartë për hidhtësinë e kafeinës; ndjeshmëri e cila i detyrohet pranisë së gjeneve specifike, të cilët nxisin dëshirën për të konsumuar sasi të konsiderueshme kafeje.

klankosova.tv

lajme të ngjashme