Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pas shumë vjetësh, letrat e shkruara në Luftën e Dytë Botërore i kthehen familjes

NULL NULL
31.08.2021 20:25

Punëtorët e një dyqani të gjërave të vjetra në Tunizi gjetën një grumbull me letra që nga Lufta e Dytë Botërore.

Letrat punëtoret i gjetën në një kuti të bizhuterive. Por ata i interesuan që ato letra ti ktheheshin familjes që i kishin shkruar ato.

Melinda Brummitt ishte duke i shikuar disa nga kutitë në dyqanin Goodwill në Kingsport kur gjeti një kuti të vogël e cila brenda kishte letra, shkruan UPI, transmeton Klankosova.tv.

“Ishte disi e rëndë, kështu që e mora, e hapa, i nxora letrat, nxora të parën dhe e lexova dhe mu duk që ishte diçka shumë personale”, tha ajo.

Letrat u shkruan nga Gene Herron gjatë kohës sa ishte ushtar në Gjermani në vitin 1944. Ato i drejtoheshin të dashurës së tij të fëmijërisë, Beti.

Punonjësit e vullnetit të mirë ranë dakord që letrat t’i ktheheshin familjes, punëtorja Brummitt tha se mund ta gjente pronarin pasi e njeh personin që i kishte sjellë gjërat si donacion.

Shelby, nipi i Gene dhe Betty, kishte sjellë gabimisht kutinë e bizhuterive në dyqan derisa dhuroi disa gjëra që ishin caktuar për donacion nga nëna e tij, Gayle Skelton, vajza e çiftit.

Skelton tha se familja nuk kishte parë brenda kutisë së bizhuterive dhe nuk e dinte që letrat ekzistonin akoma.

“Ne nuk e dinim që letrat ekzistojnë. Të kesh dikë që i gjen dhe i kthen përsëri është e mrekullueshme. Është shumë mahnitëse të gjesh diçka që as nuk e dinim qe e kishim”, tha Skelton.

lajme të ngjashme