Pas NjSI-së, sot proteston edhe Njësia Speciale Operative NULL NULL 02.11.2023 07:24 02.11.2023 07:24 Njësia Speciale e Policisë së Kosovës. Foto ilustruese Pas shprehjes së pakënaqësisë lidhur me shtesat e pagave dhe rrezikshmërisë në punë nga Njësia Speciale Intervenuese e policisë dhe ajo për Eksploziv dhe Deminim, sot do të protestojë edhe Njësia Speciale Operative. Klan Kosova mëson se protesta e tyre do të bëhet brenda zyrave, për dallim nga dy njësitë e tjera elitare që protestën e bënë para objektit të qeverisë. Pjesëtarët e këtij njësiti gjatë ditës së sotme nuk do të dalin nga aty. Gjatë së mërkurës, pjesëtarët e njësive elitare të policisë kërkuan nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që t’i marrë seriozisht kërkesat e tyre. Ata thanë se nuk do të zbrapsen nga ato. Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka deklaruar se mbështetja për policinë nuk ka munguar. Sipas tij të ardhurat e njësive speciale kanë shkuar deri në 2200 euro. Ndërkaq, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se pajisjet e tyre kapin shumën e 10 mijë eurove/ Klankosova.tv