Pas nëntë muajsh bllokadë, Melburni i Australisë shijon lehtësimin e masave anti-COVID NULL NULL 23.10.2021 12:00 23.10.2021 12:00 Melburni, qyteti i dytë më i madh i Australisë, filloi fundjavën e parë jashtë vargut më të gjatë në botë të bllokimeve ndaj COVID-19, me festa spontane në rrugë, muzikë dhe restorante të mbushura plot. Shtëpia e rreth pesë milionë njerëzve duroi nëntë muaj kufizime gjatë gjashtë bllokimeve që nga marsi i vitit 2020. Pavarësisht shiut të shtunën në mëngjes, njerëzit u radhitën tek berberët dhe restorantet e mëngjesit, të cilat janë të hapura vetëm për të vaksinuarit plotësisht. Lehtësimi i kufizimeve erdhi pasi që shkalla e vaksinimit të plotë të shtetit arriti në 72 përqind, shkruan Reuters, përcjell Klankosova.tv. Ndërsa shumica e shitoreve me pakicë mbetën të mbyllura, autoritetet thanë se lehtësimi i mëtejshëm do të vijë pasi 80 përqind e viktorianëve të jenë të vaksinuar plotësisht, vlerësuar deri në fundjavën e ardhshme. Sipas një strategjie kombëtare, bllokimet do të jenë të pamundura pasi 80 përqind e australianëve të vaksinohen plotësisht.