Pas ndeshjes, Zhegrova “e shkëmbeu” fanellën e tij me flamurin kombëtar dhe plisin NULL NULL 24.10.2024 10:39 24.10.2024 10:39 Edon Zhegrova kundër Atletico Madridit, 23 tetor, 2024. Foto: Lille FC / X Skuadra e Edon Zhegrovës, Lille, arriti një fitore të madhe mbrëmë në kuadër të Ligës së Kampionëve. Francezët i mposhtën spanjollët e Atletico Madridid me rezultat 3-1. Golin e barazimit për Lillen e shënoi pikërisht Edon Zhegrova, duke vazhduar të jetë protagonist në ndeshjet e skuadrës së tij, pas golit të fitores që e shënoi në fillim të muajit kundër Real Madridit. E pas fitores, në zhveshtore Zhegrova me shokë u shfaqën duke festuar me flamurin kuq e zi, me plis e me simbolin e shqiponjës. Por, nga e mori flamurin dhe plisin super-ylli kosovar? Pamjet nga stadiumi tregojnë momentin kur Zhegrova u afrua te një fans i vogël që po festonte me flamurin kombëtar e me plis. Në atë rast, “magjistari” ia dha fanellën fansit të vogël, duke e “shkëmbyer” atë me flamurin dhe plisin. Shihni pamjet më poshtë: