Pas Malit të Zi, Varhelyi shkon në Shqipëri NULL NULL 14.07.2022 09:03 14.07.2022 09:03 Pas vizitës në Mal të Zi, Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi viziton Shqipërinë. Së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ata do të shohin investimin në By Pass-in e Vlorës të financuar nga BE-ja. Bashkimi Evropian ka mbështetur ndërtimin e By Pass-it të Vlorës nëpërmjet një granti prej 20 milionë eurosh. Gjithashtu, Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim po kontribuojnë me hua prej 18 milionë euro secila për këtë projekt. Pas një vizite të shkurtër përgjatë By Pass-it, Komisioneri dhe kryeministri do të mbajnë një konferencë për shtyp. Borrelli dhe Varhelyi shkojnë sot në Mal të Zi