Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pas fitores që Drita e arriti ndaj Suharekës, kryesitë e dy klubeve darkojnë bashkë

NULL NULL
20.11.2024 19:40

Drita e ka zhvilluar sot ndeshjen e mbetur ndaj Suharekës, të cilën e fitoi me rezultat 4-2.

Me këtë triumf, “Intelektualët” tani e kryesojnë të vetëm renditjen tabelare në Superligë, me 28 pikë, tri më shumë se Ballkani që tashmë gjendet në pozitën e dytë, raporton Klankosova.tv.

E pas takimit me të “verdhët’ suharekasë, klubi nga Gjilani ka shtruar darkë për kryesinë e skuadrës me të cilën u ballafaquan sot.

Kryesia e FC Dritës dhe ajo e FC Suharekës, duke darkuar së bashku

Në fotografi shihet Feti Murseli i Dritës i cili është në krye të vendit, teksa pranë tij qëndron presidenti i FC Suharekës, Rrustem Alijaj, njofton Klankosova.tv.

Poashtu në tryezë ishin edhe antarë të tjerë të të dyja kryesive, drejtorët sportivë e trajnerët!

 

lajme të ngjashme