Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pas Championsit, sonte ndahet “shapi prej sheqerit” edhe në Evropa e Konferencë Ligë

NULL NULL
13.03.2025 09:58
Foto: Faqja zyrtare e Manchester United

Mbrëmja e së mërkurës kompletoi çiftet e fundit të Ligës së Kampionëve për fazën çerekfinale.

Real Madridi ishte ekipi i fundit që siguroi pjesëmarrjen në fazën tjetër, pas një përballje dramatike me rivalin e kryeqytetit spanjoll, Atletico Madrid, ku fituesi u mësua vetëm pas penaltive.

Veç Realit, kalimin në çerekfinale mbrëmë e siguruan edhe dy skuadrat e mbetura angleze, Arsenali dhe Aston Villa, ashtu siç bëri edhe Dortmundi.

Ndërkaq sot do të zhvillohen ndeshjet kthyese të Evropa Ligës të fazës së play-offit për t’u mësuar çiftet që do të marrin pjesë në çerekfinale.

Artmotion, platforma më e madhe televizive në vend, ju mundëson që ndeshjet e kësaj gare.

Veç Evropës, përballje do të ketë edhe në kuadër të Ligës së Konferencës, ku spikat ballafaqimi mes Chelseat dhe Coppenhagenit, të cilën mund ta ndiqni në kanalin sportiv S1 të Artmotion, nga ora 21:00.

Më poshtë, gjejeni orarin e ndeshjeve të Evropa Ligës që transmetohen në kanalet sportive të Artmotion:

lajme të ngjashme