Pas arrestimit për ryshfet, bastiset shtëpia e prokurorit Beqë Shala NULL NULL 27.10.2025 10:23 27.10.2025 10:23 Pas arrestimit të prokurorit Beqë Shala, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bastisur shtëpinë e tij. Prokurori i cili shërben në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është prangosur mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës në dyshimin për “marrje të ryshfetit”. Kështu njoftoi Sistemi Prokurorial përmes një postimi në Facebook. Hetimet u zhvilluan edhe në bashkëpunim me kryeprokurorin e Prizrenit Petrit Kryeziu. Arrestohet prokurori Beqë Shala