Pas 21 shtatorit, specializantët protestojnë çdo ditë (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 08.09.2022 23:48 nga Arbreshë Uka 08.09.2022 23:48 Këshilli i specializantëve i kanë drejtuar vazhdimisht kërkesa kreut të shëndetësisë, Rifat Latifi. Por për një që e bënë në fund të gushtit nuk morën përgjigje zyrtare. Ky është edhe shkaku pse ata i ripërsëritën ankesat e tyre, tashmë të njohura, këtë të enjte. Mjekët në shkollim specialistik po duan që ata të cilët janë me vetfinancim të kthehen të rregullt, derisa kjo të bëhet, subvencionet i duan të rregullta. Pos, kësaj thonë se edhe brenda SHSKUK ka standarde të dyfishta sa i përket pagesave të kujdestarive, gjë për të cilën janë takuar me drejtoreshën Pranvera Zejnullahu-Raci. Sipas tyre, specializantët paguhen vetëm për dy kujdestari nga MSh por jo përtej tyre kur ju kërkohen nga SHSKUK. Madje, Zajmi thotë se refuzimi për më shumë se dy kujdestari ka përcjellë edhe kërcënime nga drejtuesit e klinikave, por që emrat e këtyre nuk u treguan.